Perballja live me gruan qe braktisi femijet dhe burrin: Ariani genjen ka dhe 4 femije te tjere

Pubblicato il 10 dic 2019
Para disa javësh në programin “Historia ime” është sjellë historia e veçantë dhe e pazakontë e Arian Begës. Ai është braktisur nga bashkëshortja e tij dhe ka mbetur i vetëm me 3 fëmijët.
Ariani tregoi situatën e vështirë në të cilën ndodhej, mungesën e përkrahjes nga ana e familjarëve të cilët e kanë paragjykuar, ndërsa bëri gjithashtu thirrje në emision për ndihmë, për 3 fëmijët e mitur.
Historia me bashkëshorten e tij është tepër e komplikuar sepse në rrëfimin e tij, ai ka treguar se Elida e kishte denoncuar dy herë në polici për dhunë dhe si pasojë, ai ka bërë dy herë burg. Sipas tij kjo nuk është e vërtetë dhe madje ka qenë vetë bashkëshortja që i ka kërkuar falje që ka gënyer dhe ka kërkuar që ta nisin gjithçka nga fillimi.
Ariani tregoi më tej se ka gjatë periudhës që ai ka qenë në burg, ajo e ka tradhëtuar, por për hir të fëmijëve, ai e fali.
Fëmija më i madh i tyre është 5 vjeç, vajza, e cila është me autizëm, vetëm 2 vjeç dhe fëmija i tretë vetëm 1 vjeç. Pas bërjes publike të rastit në emision, ka pasur reagime dhe sensibilizim për rastin e paraqitur.
Qytetarë të shumtë shprehën interes të ndihmonin babain me 3 fëmijë, gjithashtu “Fundjava Ndryshe”, i erdhi shpejt në ndihmë me ushqime dhe veshmbathje. Edhe Bashkia e Tiranës mori përsipër të paguajë dy muajt e parë qiranë dhe më pas Ariani të kalonte në programin e bonusit për pagesën e qirasë.
Ariani ka qenë sërish ditën e sotme i ftuar në “Historia ime” dhe ka treguar se ka mundur të sigurojë çerdhen dhe kopshtin për fëmijët. Gjithashtu gjatë emisionit, bashkëshortja e tij Elida ka reaguar në studio në një lidhje telefonike dhe ka hedhur poshtë pretendimet e tij, duke e akuzuar madje për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.

Commenti