Ish-deputetja e PD Albina Deda tregon lidhjen me vajzen modele

Pubblicato il 19 set 2019
Ajo është një ndër zërat që ka spikatur në parlamentin shqiptar për fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri. Bëhet fjalë për ish-deputeten e Partisë Demokratike të qarkut të Lezhës, Albina Deda. Politika është një pasion që e ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës, por mjekësia është profesioni i saj i parë. Albina Deda ishte e ftuar në emisionin“Rudina” në Tv Klan në një rrëfim ndryshe, jo vetëm për karrierën e saj, por edhe lidhjen me vajzën e saj Ada. Ndryshe nga mamaja e saj, Ada është apasionuar pas modës dhe të bukurës. Që në moshë fare të vogël, ka qenë pjesë e pasarelave , ndërsa është në hapat e para për t’u bërë një gazetare e ardhshme. Gjatë emisionit nënë e bijë treguan më shumë rreth marrëdhënies së tyre.
“Si për çdo nënë edhe për mua ka qenë e vështirë të rrisja tre fëmijë dhe në të njëjtën kohë edhe të punoja si mjeke, por edhe e angazhuar politikisht. Ngarkesa u shtua edhe më shumë kur u bëra deputete, por përparimi i fëmijëve të bën të harrosh lodhjen. Tashmë fëmijët janë të rritur, mbështesin njëri-tjetrin, ndonjëherë edhe mua. Unë nuk do ta përshkruaja marrëdhënien time me Adën si diktat, por e drejtoj Adën gradualisht në rrugën e vështirë të jetës. Kur Ada lindi më ka gëzuar shumë, ishte fëmijë shumë i ëmbël. Ne kishim një vajzë, por donim t’i bënim edhe një motër. Ada është ndryshe nga dy fëmijët e tjerë, është pak tekanjoze dhe pak xheloze për vëllain që është më i vogël. Ne kemi krijuar një marrëdhënie besimi me njëra-tjetrën, por unë edhe tolerancën e kam të arsyeshe”, tha ish-deputetja.
“Mami është gjithçka për mua, e kam pasur gjithnjë mbështetje, si në shkollë, modeling apo çdo gjë tjetër. Marrëdhëniet janë shumë të mira, pavarësisht se mami nuk është aq liberale sa do të doja unë, por kemi gjetur të mesmen e artë dhe kemi raport shumë të mirë. Unë studioj për gazetari, jam në vit të tretë tani dhe modën e kam lidhur me gazetarinë sepse më pëlqen shumë edhe ekrani dhe kur këto të dyja shkrihen kanë më shumë raport sëbashku. Kur nisem nëpër udhëtime mami gjithnjë më këshillon të bëj kujdes, të mos rri natën vonë. Më kërkon t’i tregoj me kë rri dhe detaje si të gjitha nënat”, tha Ada./tvklan.al

Commenti