Ftesa e Rames, Balla: Opozita mos humbase kohe per reformen zgjedhore

Pubblicato il 19 set 2019
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka thënë se opozita nuk duhet të humbasë asnjë ditë kohë për të marrë pjesë në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Duke komentuar ftesën e bërë nga Kryeministri Rama një ditë më parë për opozitën, Balla theksoi se është me rëndësi që në këtë komision të jetë edhe opozita.
“Pas vetë dorëzimit nga ana e PD, LSI por edhe deputetë të zgjedhur nga lista e PD por që drejtojnë disa prej partive opozitare, është krijuar në Komisionin e Reformës Zgjedhore mundësia që PD të jetë e përfaqësuar. Ajo që Kryeministri Rama ka bërë dje është shprehje e gatishmërisë tonë që në komision të jetë padyshim edhe zëri apo kërkesat që burojnë nga PD. Secila prej palëve duhet të kuptojë që ne jemi kundështarë, por kur bie fjala për rëndësinë që ka refomra zgjedhore, secila duhet të sjellë këndvështrimet e veta. Çdo ditë e humbur në këtë ftesë të hapur është një ditë e shkuar dëm. Diskutimi i iniciuar nga OSBE është pikërisht një qasje e parë për të kuptuar edhe realisht çfarë artikulojnë një pjesë e partive të vogla ose edhe deputetë lidhur me disa propozime që mund të kenë. Materiali është gati. Dje kam theksuar nevojën tek ligji për financimin e partive politike”, tha Taulant Balla.
Sa i përket deklaratës së Damian Gjiknurit që shprehu gatishmërinë për t’u larguar nga drejtimi i Komisionit të Reformës Zgjedhore si kusht i opozitës që kjo e fundit të marrë pjesë, Balla tha se nuk është dakord me këtë qasje.
“Unë nuk jam dakord me këtë qasje të kujtdo që vendos kushte. Z.Gjiknuri është një ndër ekspertët i reformave shumëvjeçare zgjedhore në Shqipëri. Është eksperiencë e dobishme në funksion të mënyrës së përkthimit të rekomandimeve të OSBE. Ky është një debat pa kuptim. Asnjëra palë nuk mund të zgjedhë palën tjetër. Nuk dua të zgjatem në një çështje që nuk është çështja themelore”.

Commenti