Çfare deklaroi Balla kur u pyet per Saimir Tahirin?

Pubblicato il 19 set 2019
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla është pyetur për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, kur sot pritet që Gjykata e Krimeve të Rënda të japë vendimin ndaj tij.
Balla u pyet nga gazetarët në oborrin e Parlamentit nëse kishte koment për këtë çështje, por kreu i grupit socialist u përgjigj shkurt.
Pyetje: Me sa vëmendje po e ndiqni sot gjyqin e Saimir Tahiri?
Taulant Balla: Pavarësia e gjyqësorit ka qenë dhe mbetet themeli i reformës në drejtësi.
Pyetje: Nëse ish-ministri dënohet, do të mbani përgjegjësi politike?
Taulant Balla: Pavarësia e gjyqësorit mbetet themeli i reformës në drejtësi.

Sot rreth orës 16:00, Gjykata e Krimeve të Rënda pritet të japë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, i cili akuzohet nga Prokuroria për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal. Organi i akuzës ka kërkuar 8 vite burgim për Tahirin.

Commenti